15:21 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

‘Despacito’ vazhdon të lë pas të gjitha hitet botërore (Video)

Edhe pse ka më shumë se 1 vit që është lansuar, duket që kësaj këngë nuk po i del boja.

Hiti i portorikanëve Luis Fonsi dhe Daddy Yankee ka lënë pas shumë emra të mëdhenj të muzikës, për numrin e madh të klikimeve në Youtube.

Kjo këngë ka arritur të kap mbi 5 miliardë klikime, duke u bërë kështu kënga me më së shumti shikime. Gjithashtu kjo është edhe kënga më e shitur dhe më e parë streaming.

Në klasifikimin e klikimeve në Youtube, ‘Despacito’ ka lënë me diferencë pas “See You Again” e Wiz Khalifa dhe Charlie Puth që ka marrë 3.49 miliardë shikime, ndërsa në vendin e tretë është “Shape of You” e Ed Sheeran me 3.41 miliardë klikime./Indeksonline/