12:45 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Despacito fshihet nga kanali “Youtube”

Kënga “Despacito” hit i verës së kaluar e që ka thyer të gjitha rekordet e dëgjueshmërisë është fshirë nga kanali “Youtube” , transmeton Indeksonline.

Ajo para pak ditësh ka arritur mbi 5 miliardë klikime duke u shëndërruar në këngën më të dëgjuar deri më tash në këtë kanal.

Por sot ajo nuk gjendet më në këtë rrjet, ku tashmë po dyshohet se është fshirë nga hakerët e njohur Prosox dhe Kuroi’sh.

Ndërsa nga “Youtube” janë fshirë edhe disa këngë të tjera, po ashtu me shumë klikime si Selena Gomez, Drake, Shakira dhe Taylor Swift./Indeksonline/