21:20 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Destani: Të investojmë në atdheun tonë

Forumi Ekonomik i Diasporës Shqiptare i ka bërë bashkë Presidentin Hashim Thaci, Kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe shumë afaristë të biznesve të diasporës shqiptare.

Lazim Destani, kryetar i forumit të Diasporës shqiptarë, ka thënë të investohet më shumë në trojet shqiptare.

Ai ka thënë se jo rastësisht është zgjedhur që ky forum të mbahet në prag të festës kombëtare, Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan Indeksonline.
“ Ju falënderojmë për punën e palodhshme, usaidin për kontributin dhe ju afaristë që këni ardhur sontë këtu. Ideja e mbajtjës së këtij forumi pikërisht në prag të festës kombëtarë, pavarësisë Shqipërisë është pikërisht, rritja e prodhimit në trojët tona dhe bashkëpunimi mes vendeve tona. Ne afaristët edhe nuk jemi gjithmonë përpiktë fjalimëve, ne nga trojet tona eksportojmë qindra mijëra në vende tjera botës, po ma shumë do të kishum dashur që të qëndrojnë në vendet tona të bëjnë prodhimë tona e ti qësim jashtë vendit. Në gëzohemi nga rritja e prodhimeve, interesi madhor mbëtet investimi në atdhe, tregu i përbashkët në rajon. Të investojmë në trojet tona, në sector e projekte që kemi përparësi më shumë në krahasim me vendet e tjera. Kemi popull me rini dhe rinisë tonë duhet t’i ofrojmë alternative të reja e aftësim professional që kërkon tregu i punës. Urojë që së shpejti të kemi bashkim kombëtar” ka thënë ai, përcjell Indeksonline.

Ky forum që po mbahet në Prishtinë është financuar nga USAID.