20:25 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / GF

Detaje/ Çka tha para Gjykatës Nuredin Lushtaku

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë është duke u mbajtur seanca e paraburgimit ndaj ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe të dyshuarve tjerë për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj.

Nuredin Lushtaku, në fjalën e tij para gjykatës tha se ky rast është i montuar kundër tij dhe familjes se tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Rrethanat e këtij rasti konsideroj se janë te montuara kundër meje dhe familjes time”, tha Lushtaku.

Ai tha se duke i dëgjuar fjalët e prokurorisë e çudit fakti se si polici po behet viktimë nga prokuroria.

“Me sa unë e di i kanë edhe dy mjete të tjera ose tri, nëse e sheh që po rrezikohet prej masës ose prej dikujt, e fundit është mundësia e përdorimit të armës, nga policet e tjerë e kam parë që kanë përdorë sprej, çka kish ndodhë nëse edhe ata të gjithë i kishin nxjerrë revolet dhe na kishin drejtu neve, kur është nxjerrë revolja ne jemi tut që po vrahemi, masi që ka gjujt polici me revole, secili veprim ka qenë i ndikuar nga frika e te shtënave, dhe për me ja hjeke revolen mos me vra dikon”, ka thënë Lushtaku në gjykatë.

Ai ka shtuar se askush nuk ka nevoje të ketë frik prej tyre, as policia dhe as prokuroria.