10:56 / E Premte, 02 Shkurt 2024 / G T

Detaje interesante të huazimit të Armando Brojës në Fulham, janë në pyetje 4 milionë ose zero!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është huazuar në ditën e fundit të afatit kalimtar te skuadra e Fulhamit në Premier League.

Marrëveshja mes dy skuadrave londineze është vetëm në formë huazimi, por kemi të bëjmë me një kontratë interesante të nënshkruar mes Chelseat dhe Fulhamit, shkruan Indeksonline

Nëse sulmuesi shqiptar starton 10 ndeshje deri në fund të këtij sezoni, atëherë, Fulham nuk detyrohet të bëjë asnjë pagesë.

Në anën tjetër, nëse Broja nuk starton në 10 takime deri në qershor, Fulham detyrohet të paguaj plotë 4 milionë funta për huazimin e shqiptarit.

Kujtojmë që Armando Broja gjatë këtij sezoni në Premier League ka shënuar vetëm një gol, kurse një huazim i tillë mund t’i ndihmojë të zë një vend në Euro 2024 me Shqipërinë./Indeksonline/