09:30 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Detaje nga aksioni i policisë në Vushtrri: Arrestohen 6 persona

Policia e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një aksion policor për organizimin e skemave piramidale dhe të bixhozit të kundërligjshëm në Vushtrri, shkruan Indeksonline.

Me këtë rast janë arrestuar 6 persona.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori i Hetimeve, pas pranimit të disa informacioneve nga burime të sigurta, është angazhuar në terren për verifikim të informacioneve, përveç asaj janë ndërmarrë edhe veprimeve të tjera hetimore, me ç’rast është konfirmuar që në disa lokacione në Vushtrri janë duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, të cilat kohë më parë janë ndaluar me ligj”,thuhet në njoftim.


Me urdhër të Gjykatës Themelore të Mitrovicës janë kontrolluar gjashtë lokale të ndryshme në të cilat ishin duke u zhvilluar lojëra fati, me ç’rast si prova materiale përkohësisht janë sekuestruar :
• 30 TV,
• 17 shtëpiza kompjuteri,
• 2 telefona,
• 3 monitorë,
• disa bileta për baste, tiketa dhe dokumente të ndryshme relevante për rastin.
Po ashtu në vendngjarje janë arrestuar këta persona:
• I. M. lindur me 1959, shqiptar
• B. B. lindur me 1980, shqiptar

• G.P. lindur me 1990, shqiptar
• S.S. lindur me 1985, shqiptar
• F. I. lindur me 1968, shqiptar
• V. M. lindur me 1996, shqiptar, që gjithë nga Kosova


Personat e dyshuar të sipërcekur janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të PTH- Mitrovicë janë dërguar në mbajtje për 48 orë.


Operacioni është zhvilluar në mbështetje të njësiteve policore Prishtinë, Vushtrri si edhe Inspektorati komunal, Vushtrri, të cilët kanë mbyllur të gjitha lokalet e kontrolluara./Indeksonline/