20:39 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Detaje nga përleshja e tifozëve: Tetë të lënduar, disa të arrestuar (Foto/Video)

Pas përfundimit të ndeshjes së sotme në mes ekipeve Drita-Prishtina, tetë persona janë lënduar.

Gjatë shpërndarjes së tifozëve, në rrugën Pejë-Prishtinë në dalje të qytetit ka ndodhur një incident ku gjatë përleshjes në mes tifozëve të dy ekipeve, janë lënduar tetë persona, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, ndërsa një nga të lënduarit ka pësuar lëndim të rëndë trupor dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, raporton Indeksonline.

Sipas policisë së Rajonit të Pejës, në bazë të informacioneve nga ekipi mjekësor gjendja e të gjithë të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë dhe para ndeshjes së futbollit, Policia ka arrestuar katër persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike.Në koordonim të plotë me Prokurorin e Shtetit një nga të lënduarit tani i dyshuar i caktohet masa e ndalimit policor.

Ndeshja futbollistike u zhvillua nga ora 16:00 në stadiumin e qytetit të Pejës, ‘Shahin Haxhiislami’./Indeksonline/

Policia konfirmon përleshjen e tifozëve të Prishtinës dhe Dritës (Video/Foto)

Vetura me tabela të Gjilanit godet tifozët e Prishtinës në Pejë (Video/Foto)