09:06 / E Martë, 20 Mars 2018

Detaje nga vdekja e mistershme e vajzës nga Shtimja

E hëna ishte dita e fundit kur familja nga Shtimja e pa vajzën e tyre 16 vjeçare. E mitura zgjodhi një mënyrë të tmerrshme që t’i japë fund jetës.

Vajza shkoi në një objekt që ishte i pabanuar dhe ra nga një kat aty.

E ishte pikërisht roja i objektit ai i cili u tmerrua ku r e gjeti trupin e vajzës të shtrirë në tokë.

E gjithë ngjarja rrodhi kështu:

Dje rreth orës 19 e 30 nga qendra Operative e një kompanie, Policia e Kosovës është njoftuar se në rajonin e Shtimes është një rast lëndimi i rëndë trupor.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga dëshmitari R.I i cili ishte punëtor në objektin nga i cili u hodh vajza policia ka marrë detaje se si rrodhi e gjithë ngjarja.

“Ai kishte dëgjuar një zhurmë dhe kishte dalë nga zyra e objektit ku në pjesën prapa objektit kishte parë një femër të shtrirë dhe ai menjëherë kishte njoftuar policinë”

Viktimës fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore nga Emergjenca e Shtimes dhe me rekomandim të mjekut ajo dërguar menjëherë drejt QKUK-së në Prishtinë.

Nuk dihen rrethanat se si vajza ka rënë nga objekti.

Pas 2 orësh policia është njoftuar se vajza nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Prishtinë.

Me rastin tashmë po merret Mjekësia Ligjore. Ndërsa policia është ende duke e hetuar këtë rast dhe shkakun e vdekjes së vajzës.