18:35 / E Premte, 10 Gusht 2018

Jepen detajet për personin që vrau 8 persona në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë raportohet nga fshati Resulaj në Selenicë të Vlorës ku nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur 8 të vdekur dhe 7 të plagosur.

Forca të shumta policore janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Paraprakisht mësohet se shkak për ngjarjen ka qenë një konflikt mes disa personave i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Dyshohet se viktimat janë nga i njëjti fis, ndërsa autori është një 24-vjeçar, me  mbiemër Zyka, i sëmurë mendor, i cili është vënë në ndjekje nga Policia.