09:49 / E Enjte, 09 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Detaje për plagosjen në Prizren

Dje gjatë ditës ka ndodhur një plagosje në lagjen Arbanë të Prizrenit.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

Sipas policisë, personi që ka shkaktuar plagosjen ende nuk është kapur, derisa kërkimet e policisë po vazhdojnë.

“Një i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Njësitë policore janë në kërkim të personit të dyshuar, pasi që i njëjti gjendet në arrati” thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/