12:48 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Detaje për vdekjen e nënës me dy fëmijë: Shpëton fëmija i tretë nga bombola e gazit

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla bëri të ditur në një lidhje telefonike për Report Tv, se e vetmja e mbijetuar është vajza 16-vjeçare e shtëpisë, e cila është duke u transportuar në spitalin e Bulqizës. Ai tha se nëse gjendja e saj shëndetësore konstatohet e rëndë, do të jetë i vështirë transportimi i saj me helikopter për shkak ptë kushteve të pafavorshme të motit. Kryebashkiaku Alla tha se fëmijët që u gjetën të pajetë në banesë, janë djali 14 vjeç dhe vajza 19-vjeçare. Ndërkohë, Alla shtoi s epolicia është duke hetuar për shkaqet e ngjarjes, por tha se nga komunikimet me fqinjët, dyshohet të jetë shpërthim i bombolës së gazit ose asfiksi nga rrjedhja e gazit.

“Bëhet fjalë për një ngjarje tragjike familjare, ka humbur jetën e ëma rreth 42-45 vjeç, djali 14 vjec, dhe vajza rreth 19 vjeç, ndërsa ajo që ka mbijetuar është 16 dhe është në ambulancë dhe është duke u transportuar në spitalin e Bulqizës. Kushtet e motit janë të pafavorshme për transportimin e saj me helikopter. Është ende e paqartë nëse bombola ka shpërthyer apo kemi të bëjmë me rrjedhje gazi, por po merren organet e policisë. Është 1 orë me makinë, larg Bulqiza.