10:05 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Detaje që i bëjnë këpucët e juja të duken më të shtrenjta

Femrat janë gjithmonë në kërkim të këpucëve të preferuara, madje shpesh ato janë aq të pasionuara pas tyre saqë shpenzojnë shifa marramendëse pas markave, por janë disa mënyra se si këpucët tua të duken më të shtrenjta pa shpenzuar shumë.

Eliminoni dekorimet

Skëlqimi i tepërt, gurët dhe xixat e bëjnë një këpucë të duket e lirë pavërësisht çmimit
të saj real. Përpiquni që në vend të një këpuce të dekoruar me gurë të zgjidhni një
tjetër në ngjyrë varaku.

Platforma

Këpucët me platformë kanë dalë nga moda prej kohësh. Ndaj nuk do shumë mend
që një palë të tilla duken sikur janë marrë nga stoqet e magzinave.

Ngjyrat

Këpucët shumëngjyrëshe janë të bukura, ama në rastin e atleteve ngjyrat e tepërta
krijojnë idenë e diçkaje të lirë.

Detajet metalike

Njësoj si për xixat dhe gurët, edhe për detajet metalike vlen i njejti parim. Në rastin e
çizmeve, këto të fundit duken më të shtrenjta dhe më cilësore kur kanë më pak
dekorime.

Këpucët e parehatshme

Përveç se do t’ju bëjnë të ecni keq këpucët e parehatshme mund t’ju shkaktojnë edhe
dëmtime të tjera të këmbëve. Në vend që të zgjidhni një palë këpucë të parehatshme
me të cilat nuk ecni dot, qëndroni në anën e sigurtë duke blerë një palë të tilla
komode.

Lëkura

Lëkura sado imitim i mirë qoftë, nëse nuk është origjinale duket e lirë. Për këtë arsye
do t’ju këshillonim të zgjidhni një palë çizme kamoshi në vend të një palë të tjerave në
lëkurë fallco