18:55 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Detaje se si e pranuan fajësinë tre të akuzuarit për terrorizëm në ndeshjen Shqipëri-Izrael (Video/Foto)

Tre të akuzuar kanë pranuar fajësinë se kanë planifikuar të kryejnë sulme terroriste në ndeshjen e futbollit, Shqipëri-Izrael, të mbajtur më 12 nëntor 2016, në orën 20:45, në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

Ndeshja në fjalë ishte paraparë të mbahej në Shkodër teksa këta tre ngarkohen me veprën për terrorizëm, transmeton Indeksonline.
Ndërsa sot para trupit gjykues tre të dyshuarit kanë pranuar fajësinë.

I akuzuarit Kenan Plakaj ka thënë se nuk ka nevojë për sqarime por që e pranon fajësinë teksa gjyqtar i ka thënë se pranohet pranimi i fajësië nga Kenan Blakaj për veprën të cilën është akuzuar.

Gjithashtu pranimin e fajësisë e ka bërë edhe Besart Peci, i cili tha se e ka kuptuar aktakuzën dhe e pranon fajësinë teksa konstatimin e ka bërë gjykatësi edhe për këtë deklarim.

E për këtë rast më herët fajësinë e kishte pranuar edhe i dyshuari, Arton Ahmeti.

Sipas Prokurorisë, Kenan Plakaj kishte prodhuar mjete shpërthyese, Besart Pecit i ishin gjetur automatikë dhe rreth 90 copë fishekë.

Në vitin 2016, Policia e Kosovës kishte paralajmëruar për një sulm të mundshëm terrorist ku fillimisht u arrestuan 18 persona.

Vetëm ndaj 9 personave ishin ngritur aktakuza kurse duhet cekur se sulmi kishte arritur të parandalohej nga Policia e Kosovës, të cilët morën lëvdata edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit./Indeksonline/