11:25 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / M. M

Detaje të reja nga vdekja e refugjatit, u pre me thikë dhe u dogj

Në orët e para të mëngjesit një person është gjetur pa shenja jetë dhe i djegur në një shtëpi në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë.

Mësohet se azilkërkuesi nuk ka vdekur nga zjarri, por nga plagët e marra paraprakisht nga therja me thikë.

IndeksOnline është duke raportuar vazhdimisht për rastin në fjalë.

No description available.

Dyshohet se viktima është një shtetas i huaj, nga vendet e Lindjes.

Sipas burimeve, viktima kishte prerje në fytë, duke mos përjashtuar këtu as shenja të tjera të dhunës në trup.

No description available.

Në vendin e ngjarjes vazhdon të kryhen ekzaminimet e duhura nga hetuesia.

Policia ka nisur një hetim lidhur me rastin, përkatësisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë si edhe shkaqet e zjarrit.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë./IndeksOnline/