75 Mall Live Search
20:49 / E Martë, 28 Nëntor 2023 / MSH

Detaje të reja nga vetvrasja e 18 vjeçarit në Deçan

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Deçanin.

18 vjeçari nga fshati Llukë, Arlind Sutaj, ka vrarë vetën.

Burime të Indeksonline pohojnë se Arlindi është gjetur nga babai i tij, i varur në një garazh të druve.

Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha për Indeksonline se rasti është raportuar diku rreth orës 17:45.

“Njësitet e Policisë bashkë me shërbimet emergjente shkuan menjëherë në vendngjarje, ku mjeku konstatoi vdekjen e personit. Hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer nga sektori i hetimeve rajonale” deklaroi Gashi.