09:34 / E Martë, 16 Gusht 2022 / B O

Detaje të reja për vdekjen e 5 vjeçarit në Istog, i iku nënës nga dora, shoferi e dërgoi në spital!

Një fëmijë është goditur nga një veturë në lëvizje pasditën e djeshme në fshatin Kovragë të Istogut. Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Pejё-Mitrovicё.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në momentin tragjik, fëmiu 5 vjeçar, A.Beqa i ka ikur nga dora nënës së tij për tu goditur më pas nga vetura që drejtohej nga shoferi A.Gjocaj.

Ka qenë shoferi i veturës ai që e ka dërguar me urgjencë 5 vjeçarin në spitalin e Istogut,ndërsa më pas është transportuar në Spitalin e Pejës, por që nuk ka arritur të mbijetojë si pasojë e lëndimeve të rënda.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet ne mbajtje./Indeksonline/