11:22 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / MSH

Detaje të reja për vdekjen e punëtorit në Obiliq, shkoi në mesnatë në vendin e punës, dyshohet se u var me litar

Një 45-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës në një objekt që ndodhet në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.

Bhëet fjalë për 45 vjeçarin Kadri Prestreshi.

Burime të IndeksOnline pohojnë se viktima është varë në një hekur që gjendet në objekt.

Viktima dyshohet të ketë drejtuar automjetin kombi deri në brendi të objektit, për të mbyllur me pas derën nga brenda dhe për t’i dhënë fund jetës.

Ai u gjet i vdekur nga kolegët e tij të punës, raporton IndeksOnline.

Trupi i pajetë është larguar nga mjekësia ligjore ndërsa hetuesit e policisë po vazhdojnë të hetojnë rrethanat që kanë quar deri të vdekja e 45-vjeçarit.

Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.

Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 45 vjeç.

Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka njoftuar Ahmeti./IndeksOnline/