10:47 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Detaje të reja për vrasjen në ndërtesën e AKI-së

Indeksonline raportoi para pak minutash për një vrasje në ndërtesën e AKI-së në Prishtinë.

Burimet e Indeksonline mësojnë se viktima ka qenë shef i kuzhinës në këtë institucion dhe ishte nga qyteti i Vushtrrisë.

Dyshohet se vrasësi është punëtor i sigurimit në AKI.

Ndërkohë, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, konfirmoi se një i plagosur që ka ardhur nga incidenti në AKI, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra. /Indeksonline/

Temat: