23:41 / E Enjte, 22 Prill 2021 / OSH

Detaje të reja/ Si erdhi deri te gjuajtje me armë tek ‘Rruga B’ dhe kush janë dy personat e sulmuar?

Sonte në Pristhinë, tek ‘Rruga B’ pati të shtëna armës.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës për Indeksonline tha se dyshohet se shtënat kanë ardhur nga një veturë në drejtim të një veture tjetër.

Indeksonline mëson përmes burimeve se deri tek të shtënat ka ardhur pas një mosmarrëveshje në komunikacion.

Tutje, përmes burimeve mësohet të dyshuarit kanë shtënë në drejtim të K.Gashi(1998) dhe E.Murati(1997). Fatmirësisht, nuk ka të lënduar nga ky rast.

Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre./Indeksonline/