11:34 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Detaje të tjera nga makina e djegur në Shqipëri, dyshohet për eksploziv

Një makinë tip ‘Fiat’ Fuoristradë është djegur në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “5 Maji” në vendin e njohur si pallatet e bashkisë. Nuk ka raportime për dëmtime në njerëz.

Sipas dëshmitarëve, në fillim është dëgjuar një lloj shpërthimi e më pas makina është përfshirë nga flakët.

Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset që bënë të mundur fikjen e flakëve. Gjithashtu ka mbërritur policia dhe një grup hetimor.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që kanë përfshirë automjetin. Një nga pistat e hetimit është djegia e qëllimshme pasi dyshohet se makinës mund ti jetë vënë edhe eksploziv.

Temat: