22:43 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Detaje tronditëse nga aksidenti, viktima hedhet tek Ura e Dajlanit

Në mbrëmjen e sotme një i ri ka humbur jetën në një aksident komunikacioni në Durrës.

Por siç raporton Top Channel, aksidenti ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa trupi është gjetur pranë urës së Dajlanit, ku është hedhur nga një makinë.

Viktima ka qenë me motor dhe dyshohet se për të prishur vendin e ngjarjes është hedhur tek Ura e Dajlanit, bëjnë me dije burime nga policia.

Mediat nga Tirana raportojnë se viktima është goditur nga një autobus.