10:38 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Detajet e mega-marrëveshjes 100 milionëshe të Arsenalit për transferimin e Dembeles

Ousmane Dembele do ta kompletojë transferimin senzacioanl tek Arsenali pasi Unai Emery dëshiron ta kompletojë edhe një transfeirm para se afati kalimtar veror të mbyllet nesër në Angli.

Deri më tani këtë verë, trajneri i Arsenalit e ka përforcuar skuadrën e tij në mënyrë modeste, dhe ai ka transferuar pesë lojtarë për më pak se 100 milionë funte, shkruan IndeksOnline.

Por, sipas mediave në Spanjë, Emery pritet ta shfrytëzojë ditën e fundit të afatit kalimtar pasi që ai është duke u përgatitur që ta lansojë një ofertë madhore për vetëm një lojtar.

Sulmuesi i Barcelonës, Dembele i është bashkuar klubit katalunas nga Dortmundi verën e kaluar për 97 milionë euro plus bonuse si zëvendësues i Neymarit, i cili u largua drejt Paris Saint-Germain për një shumë rekorde.

Dembele nuk u paraqitë aq sa ai donte në sezonin debutues në Spanjë dhe bëri vetëm 24 paraqitje, duke startuar në vetëm gjysmën e këtyre paraqitjeve.

Këtë verë, Barcelona e transferoi anësorin brazilian, Malcom nga Bordeuax, një lojtar i cili luanë në pozitë të njejtë me Dembelen.

Reprezentuesi francez thuhet se është i zhgënjyer nga vendimi i klubit për ta transferuar një konkurrent direkt për të dhe sipas mediave, ai është duke i konsideruar opsionet tjera.

Arsenali ka qenë i lidhur me anësorin që moti dhe spekulimet janë rritur pasi Dembele u pa në një foto përkrah Pierre-Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette, Matteo Guendouzi dhe Henrikh Mkhitaryan javën e kaluar.

Mundo Deportivo nga Spanja raporton se Arsenali është i gatshëm për një mega-marrëveshje për sulmuesin, por klubi londinez dëshiron fillimisht huazimin e lojtarit.

Fillimisht, Arsenali dëshiron t’i paguajë Barcelonës 10 milionë funte, teksa në verën e ardhshme edhe 90 milionë funte për ta bërë transferimin permanent./IndeksOnline/