07:32 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Detaji që tregon se Rita e Dua janë shoqe! (Foto)

Në media u përfol shumë kohëve të fundit që dy këngëtaret kosovare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa nuk flasin mes vete.

Por, një gjë të tillë e ka demantuar babai i Duas, Dukagjin Lipa, transmeton Indeksonline.

Ai ka postuar një video nga performanca e Ritës që kishte mbrëmë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Brit Awards 2018”.

Dukagjini në Instastory ka publikuar momente nga mbrëmja derisa Rita këndonte këngën “Your Song”.

Derisa babai i Duas e mbështet Ritën, kjo tregon që dyshja nuk kanë ndonjë përçarje siç u tha. /Indeksonline/