14:02 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Detyrohet të fshihet në shtëpi, pasi mbushja e buzëve i dështoi

Një vajzë që pretendon se mbushja e buzëve të saj i dështoi, po u bën thirrje njerëzve të bëjnë kërkime përpara se të vazhdojnë më tej procedurat kozmetike.

Olivia McCann, 21- vjeçare tha se gjatë një trajtimi, buzët e saj ishin masazhuar aq shumë sa që dukeshin keq.

Në atë kohë, mjekja që ia bëri trajtimin, sigurisht që e siguroi Olivian se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar dhe se ënjtja ishte normale.

Ajo u turpërua nga mënyra se si dukej dhe u fsheh në shtëpi për katër ditë, madje nuk pranoi as videothirrje nga i dashuri i saj, nga frika se nuk do ta dashuronte përsëri./Indeksonline/