17:34 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Deveja dhe elefantët”, shpërthen e qeshura në sallën e parlamentit danez

Salla e Parlamentit nuk është përherë një vend i mërzitshëm debati. Të paktën në Danimarkë. Ligjvënësit në sallë dhe kryeministrja, Mette Frederiksen shpërthyen në të qeshura ndërsa në axhendë po shqyrtohej blerja e një deveje dhe disa elefantëve.

Pas 15 orësh debat politik në parlamentin danez, Frederiksen foli për blerjen e 4 elefantëve të një cirku, në mënyrë që ata të dilnin në pension. Kryeministrja u mundua ta merrte këtë çështje me seriozitet, por nuk ia doli.

Blerja e tyre u aprovua në shtator dhe është një nismë e qeverisë për të ndaluar plotësisht përdorimin e kafshëve të egra për arsye argëtimi. Ramboline, Lara, Djunga dhe Jenny janë blerë për 11 milionë kroon danez, ose 1.6 milionë euro.

Përveç elefantëve, shteti i Danimarkës u detyrua të blinte dhe devenë Ali, pasi ishin të pandashëm me shokun e ngushtë Ramboline.