17:12 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / Blerim

Devolli debutoi me fitore ndaj Trepçës’89, ky është komenti i tij për ndeshjen

Drenica ka arritur që me shumë vështirësi ta mposhtë Trepçën’89, takim ky që u zhvillua në kuadër të xhiros së në nëntë në Superligën e Kosovës në futboll.

Me rezultat final në 2:1, Drenica arriti që me trajnerin e ri, Bledar Devollin që ishte edhe ndeshja e parë për të, të shënoi fitore të madhe përballë mitrovicasëve, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe tekniku që debutoi me Drenicën, Bledar Devolli, ku u shpreh i lumtur me fitoren dhe tha se ndihet mirë që djemtë e skuadrës ndejkën urdhërat e tij.

“E dinim që do ishte ndeshje e vështirë pasi 89-shi kanë një ekip të organizuar. Në pjesën e parë patëm disa mundësi shumë të mira për shënim, por megjithatë jam i lumtur për djemtë sepse kanë ndjekur urdhëratë e mija, dhe këtë fitore u’a dedikoj atyre. Një fitore e duhur në kohën e duhur, punuam në goditjet standarte gjatë këtyre dy ditëve dhe pikërisht ashtu shënuam”, tha Devolli pas ndeshjes per ‘Art Sport’.