11:50 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / Blerim

DFB Pokal kompeticioni i ‘zemrës’ për Rashicën, sot e nis nga fillimi

Milot Rashica vendosi ta mbyllë sezonin te skuadra e Werder Bremenit.

Afati i transferimeve u mbyll mbrëmë, kështu Miloti do të vazhdojë deri në qershor me klubin gjerman, shkruan IndeksOnline.

Sot ylli i Kombëtares së Kosovës pritet të luajë ndeshjen ndaj Greuther Furthit nga minuta e parë në kuadër të Kupës DFB Pokal.

Pikërisht sot në ndeshjen që nis nga ora 20:45, Rashica duhet t’i tregojë vlerat e tij!

Gjatë sezonit të kaluar, kosovari kishte luajtur 4 ndeshje në DFB Pokal dhe kishte shënuar 3 gola.

Kujtojmë se gjatë miniafatit të janarit, Rashica pati kontakte me klubin e Hertha Berlinit./IndeksOnline/