10:03 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dhëmbi i rënë në ëndërr, nuk ka atë shpjegim që ne i kemi dhënë gjatë gjithë kësaj kohe

Gjithmonë pasi kemi parë një ëndërr, ua tregojmë personave më të afërt që na rrethojnë për të mësuar kuptimin e tyre.

Ëndrrat duhet t’i tregoni në mëngjes, ose më pas mbajini për vete, pasi sipas gojëdhënave, nuk është mirë që t’i ndani me njerëz të tjerë gjatë drekës e aq më tepër gjatë darkës. Gjithashtu nëse doni t’ja dini kuptimin, duhet ta tregoni para se të lani sytë, sepse më pas do e keni të pamundur ta kujtoni (për këtë jemi të bindur).

Sipas atyre që na kanë thënë të vjetrit, të shohësh gjarpër në ëndërr është ‘hasëm’, nuse-sëmundje, flori-shtatzëni, por shpesh psikoterapistët u japin një tjetër kuptim. Si psh: kur shohim dhëmbë të rënë në ëndërr, ne e shpjegojmë si një proces që na tregon se kemi hequr një ‘siklet’ i cili na mundonte prej kohësh, por psikoterapisti Richard Nicoletti e shpjegon ndryshe. Sipas tij, dhëmbi i rënë në ëndërr ka disa kuptime:

1.Jeni i stresuar për shkak të gjendjes në punën tuaj

  1. Keni frikë se mos të tjerët ju shohin si të paaftë
  2. Keni gënjyer dikë dhe keni frikë se ai zbulon të vërtetën
  3. E shihni veten si të ‘pafuqishëm’ për të ndryshuar diçka në punë ose marrëdhënie