10:16 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa ka këtë problem, anulon disa koncerte (Video)

Dua Lipa ka ditë që ka treguar se dhëmbi i saj i pjekurisë është gati të dal, transmeton Indeksonline.

Por duket se ai ka shkaktuar dhimbje të tmerrshme këngëtares së njohur shqiptare.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi ku edhe ka treguar se është detyruar të anuloj disa nga koncertet e saj.

“Më vjen shumë keq që më duhet të anuloj disa nga shout e mija mbështetëse me Bruno Mars. Kam performuar me një dhimbje të tmerrshme prej dhëmbit tim të pjekurisë dhe dentisti im më ka sugjeruar që të largoj atë urgjentisht. E kam shijuar këtë tur shumë dhe jam shumë e nervozuar që jeta morri këtë kthesë por shpresoj që do të shërohem shpejt dhe do të kthehem sa më shpejt që të jetë e mundur. Faleminderit që po më kuptoni.” ka shkruar Dua.

Ndryshe, Dua do të performoj në Prishtinë me datë 10 gushtë./Indeksonline/