Dhëndri i Kosovës dhe futbollisti shqiptar mbetën jashtë Euro-s 2024, nuk ftohen nga Gjermania

Kombëtarja e Gjermanisë me trajnerin Julian Nagelsmann sot nga ora 13:00 publikojnë listën e futbollistëve për ndeshjet e Euro-s 2024.
Mediat në Gjermani raportojnë se shumë yje do të mbesin jashtë kësaj liste, duke përfshi: Mats Hummelsin, Timo Wernerin dhe Nicolas Sulen, shkruan Indeksonline
Janë mësuar edhe dy emra tjerë që nuk do të ftohen nga Nagelsmanni për Kampionatin Europian. Bëhet fjalë për dhëndrrin e Kosovës, Karim Adeyemi dhe futbollistin shqiptar, Barjan Gruda.
Kujtojmë se kjo dyshe e lartëcekur, po zhvillojnë super sezon me klubet e tyre, Dortmundi dhe Mainzi./Indeksonline/