12:15 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Dhëndri i Taravarit e ka rrogën sa pesë punëtorë të NPK-së

Dega e BDI-së në Gostivar i ka bërë apel Arben Taravarit që të mos merret me fjalime demagogjike por të fillojë punën.

Në reagimin e BDI-së thuhet se dhëndri i Arben Taravarit e ka rrogën sa 5 punëtorë të ndërmarrjes publike “Komunalec” Gostivar.

“Taravari ka një problem themelor, nuk ka njohuri të udhëheq me Komunën e Gostivarit. Qytetarët e dhanë verdiktin e tyre dhe presin punë dhe realizim të premtimeve. Dështimet në çdo planë nga ana e tij, nuk mund të faturohen askund tjetër. Taravari foli për partizimin e institucioneve dhe harroi që pikërisht ai është bartësi i këtij procesi.

Për këtë konstatim vlen fakti që dhjetëra administratorë të Komunës së Gostivarit, madje edhe me mbi 10 vite përvojë pune duke u shërbyer qytetarëve të Gostivarit, dhe me punën e tyre duke bërë qytetin dhe komunën e Gostivarit të dallohet në nivel shtetërorë dhe rajon, u internuan në Ndërmarrjen Publike Komunale, në kushte katastrofale, duke i zëvendësuar ata me militantë partiakë dhe familjarë, pa asnjë ditë përvojë pune, dhe duke ju dhënë rroga marramendëse, si dhëndrit të vet në vlerë prej 52.000 denarë apo sa pesë rroga të një punëtori të ndërmarrjes publike ‘Komunalec’.

Për fund, apelojmë deri tek ai, që të mos merret me fjalime demagogjike, manipulime e shpifje, por le të fillon të punon. Kjo është gjëja e vetme që qytetarët e Gostivarit e presin tani e disa muaj”, kanë reaguar nga dega e BDI-së në Gostivar./albeu.com/