Dhëndrri i Kosovës provokon Ronaldon dhe Al-Nassrin pasi humbi finalen
Al-Nassr ka humbur gjatë ditës së sotme finalen e “AFC Champions League 2”.
Ata u mposhtën nga Gamba Osaka, me rezultat 0-1 duke ia humbur mundësinë për të fituar trofeun e dytë më të rëndësishëm në Azi.
Pas kësaj, nuk mungoi dhe reagimi i dhëndrrit të Kosovës dhe mbrojtësi i Al-Ahlit, Merih Demiral.
Demiral, gjatë kohës së tij në Arabinë Saudite nuk ndali provokimet ndaj ish-bashkëlojtarit tij te Juve, Cristiano Ronaldos dhe Al-Nassrit ku postoi fotot me 2 trofetë e “Champions League Elite” dhe të titullit të “Saudi Pro League”.
Al-Ahli i tij, arriti të mbronte trofeun e kampionit të Azisë ku mposhti Machida Zelvian./IndeksOnline/

