18:29 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

‘Dheu i Bardhë’ i jep mbështetje të fuqishme NISMA-s

NISMA Socialdemokrate sot ka themeluar edhe një nëndegë në lagjen “Dheu i Bradhë 2”, kryetare e së cilës është zgjedhur Mimoza Ramadani.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i NISMA në Gjilan, Bajram Hasani, njëherësh ministër i Tregtisë dhe Industrisë, përmes një postimi në Facebook.

“Në këtë kuadër javëve të kaluara në degën e NISMA Socialdemokrate në Gjilan kemi themeluar dhjetëra nëndegë, qindra të rinj e të reja me vullnet dhe energji të pashoqe tashmë janë bërë pjesë e familjes sonë të madhe socialdemokrate.  Këtë të diel e themeluam edhe një nëndegë të re, në “Dheu i Bardhë 2”. Në praninë e dhjetëra anëtarëve të rinj, zgjodhëm kryetaren dhe kryesinë e nëndegës. Kryetare e kësaj nëndege u zgjodh  Mimoza Ramadani”, shkruan Hasani.

Për më tepër ai thotë se e rëndësishme është që NISMA nga të gjithë po shihet si parti e shpresës për krijimin e një mirëqenie për të gjithë.

“Forcimi dhe konsolidimi i radhëve të tyre është edhe si rezultat i punës se asamblistëve të NISMA-së  në qeveritë komunale, por edhe puna  suksesshme në nivelin qendror”, shkruan Hasani.