11:15 / E Enjte, 14 Mars 2019

Dhimbja e familjarëve dhe miqve në vendin ku u rrëzua aeroplani 737 Max 8

Familjarët thuajse të shkatërruar vizituan së fundi vendin e rrëzmit të avionit të Etiopisë, derisa hetimet janë duke vazhduar.

Familjarë dhe miq të shumtë janë parë duke qarë, teksa dikush mundohej t’i mbante në momentin kur ishin mbledhur në vendin e rrëzimit .

Në vendin e ngjarjes u vendosën lule të shumta, kartolina, fotografi në mënyrë që të përkujtohen të gjithë ata që humbën jetën.

157 persona humbën jetën e që nga hetimet e deri tanishme u tha se avioni kishte rënë tërësisht në tokë dhe se asnjë nuk arriti t’i shpëtojë  këtij incidenti./Indeksonline/