10:30 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Dhitë fatlume, punësohen në New York për sezonin veror

Disa dhi kanë udhëtuar drejt New York për të kaluar verën duke punuar në parkun e qytetit.

Puna e tyre?Të hanë sa më shumë.

“Ata do të hanë të gjitha bimët invazive dhe do të pastrojnë zonën dhe do ta bëjnë atë më të përdorshëm për njerëzit, dhe do të na lejojë të rigjenerojmë speciet tona amtare”, tha Dan Garodnick, president i Riverside Park Conservancy.

“Dhitë janë përdorur për kujdesin e kopshtteve në shumë vende,” shtoi ai.

Por kjo është hera e parë që një projekt si ky ka ndodhur në Manhatan.

“Dhe për dhitë, është një mundësi e mirë.  Për ne është një mënyrë e shkëlqyer që të pastrojmë zonën dhe të bëjmë atë që vërtet duam të bëjmë për ta bërë këtë pjesë e përdorshme e parkut, “tha Garodnick.

Ai tha se dhitë do të bredhin në park, duke kullotur në gjëra të tilla si dredhka helm, dëmtuesit dhe hardhitë që bllokojnë vendin.

Por në ndërkohë, njujorkezët janë të lumtur, por edhe të habitur për banorët e tyre më të rinj.

“Ne jemi njujorkezë”, tha një dëshmitar. “Çdo gjë mund të ndodhë në Nju Jork!”./Indeksonline/