21:15 / E Premte, 17 Shtator 2021 / OSH

Dhjetë fajdexhi të arrestuar për 3 ditë/ Sveçla: Do ta zhdukim fajden dhe haraçin

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi në 3 ditët e fundit janë arrestuar 10 persona që merreshin me fajde.

Në postimin e tij, Sveçla ka thënë se fajden e haraçin do ta zhdukin dhe se Kosova do të jetë vend i sigurt, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Për tre ditë në lokacione të ndryshme janë arrestuar dhjetë persona që merreshin me fajde. Në Republikën e Kosovës më nuk ka vend për veprimtari të tilla kriminale dhe për këtë jemi të vendosur. Fajden e haraçin do ta zhdukim, Kosova do të jetë vend i sigurt.