21:29 / E Diele, 05 Prill 2020

10 punonjës të spitalit të Vushtrrisë në vetizolim pasi pacientja nga Smrekonica u konfirmua pozitive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar edhe 5 raste të reja me koronavirus në Kosovë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 145 persona.

Njëri nga personat që dolën pozitiv në testimet e somte është nga fshati Smrekonicë i komunës së Vushtrrisë si rast i dytë pasi që rasti i parë ishte konfirmuar ditën e djeshme.

Gazeta Online Veriu.info mëson se pas konfirmimit të rastit të djeshëm me koronavirus në Smrekonicë 6 infermierë të spitalit të Vushtrrisë, 2 mjekë të emergjencës dhe dy shoferë të spitalit janë në vetëizolim.