20:39 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Dhjetë vendet më të varfra në botë

GDP (prodhimi i brendshëm bruto) për kokë banori shpesh konsiderohet si një tregues apo matës i standardit të jetesës në një vend të caktuar, sepse pasqyron pasurinë mesatare të secilit banor në atë vend.

Prandaj, kjo konsiderohet metodë standarde për të krahasuar apo matur se sa janë të varfra ose të pasura shtetet.

Forum Economics, në një parashikim për vitet 2019-2023, ndër të tjerash ka renditur dhjetë shtetet më të varfra në botë, përcjell albinfo.ch.

Në mesin e këtyre vendeve nuk figuron asnjë shtet i Europës, ndërkaq pesë janë nga Afrika, katër nga Azia dhe një nga Amerika e Veriut.

1.     Republika Demokratike e Kongos

2.     Mozambiku

3.     Uganda

4.     Taxhikistani

5.     Jemeni

6.     Haiti

7.     Etiopia

8.     Tanzania

9.     Kirgistani

10. Uzbekistani