Dhjetëra të plagosur nga luftimet e mbrëmshme në Kiev

Kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko, thotë se 35 persona u plagosën në përleshjet gjatë natës në Kiev.
“Lëndimet përfshinin dy fëmijë”, tha ai.
Nuk është ende e qartë nëse Klitschko u referohej vetëm civilëve.
Ai shtoi se aktualisht nuk ka prani të madhe ushtarake ruse në Kiev, por tha se grupet diversante ruse ishin aktive.
Klitschko bëri thirrje gjithashtu që qytetarët të evitojnë daljen në rrugë.
“Për hir të sigurisë, qëndroni sa më shumë në shtëpi ose në strehimore! Mos dilni dhe mos shkoni në qytet. Përveç atyre që punojnë në infrastrukturën kritike. Dilni nga shtëpia vetëm për të shkuar në strehimore.
Ne po mbrojmë qytetin tonë!” ka shkruar ai në Twitter.