09:17 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dhjetëra vetura të parkuara në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, kjo është arsyeja!

Dita e dielë shquhet për numrin e madh të tregtarëve në Fushë Kosovë. I njohur si ‘pazari i kerreve’, në këtë vend ka lloje ndër më të ndryshme të produkteve, pasi që në këtë treg shiten të gjitha, nga tekstili, kafshët e deri tek veturat.

Indeksonline ka realizuar sot disa fotografi ku në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë në të cilat shihen dhjetëra vetura të parkuara vend e pa vend, shkak dita e tregut.

Në bazë të pamjeve, vërehet qartë interesimi i madh i tregtarëve për këtë ditë.

Më poshtë shikoni disa foto:

/Indeksonline/