09:12 / E Enjte, 07 Janar 2021 / OSH

Dhuna nuk ndalet në Prishtinë, vëllai raporton në polici vëllain e gruaja burrin

Rastet e dhunës në familje nuk kanë të ndaluar në rajonin e Prishtinës. Gjatë 24-orëve të fundit janë paraqitur dy raste të reja njëri në Prishtinë, e tjetri në Fushë-Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Në Prishtinë, vëllai ka raportuar vëllanë në polici, i cili siç ka thënë e kishte sulmuar fizikisht.

Viktimës siç njofton policia i është ofruar trajtim mjekësor.

Ndërsa pas intervistimit bëhet e ditur se palët janë liruar me procedurë të rregullt.

Një tjetër rast ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku siç njoftohet një grua me shtetësi të huaj ka raportuar se burri i saj e kishte sulmuar fizikisht.

Asaj i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa në lidhje me rastin është kontaktuar Prokurori i Shtetit, i cili rekomandon që  pas intervistimit palët të lirohen me procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet./IndeksOnline/