13:07 / E Enjte, 08 Prill 2021 / AR

Dhunë me armë në SHBA, Joe Biden synon “armët fantazmë”

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, këtë herë target do të ketë “armët fantazmë” për të trajtuar dhunën me armë, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, transmeton Indeksonline.

Armët fantazmë nuk kanë numra serikë, gjë që i bën ato vështirë për tu gjetur.

Ato mund të blihen nga të miturit dhe njerëzit të cilët nuk kalojnë nëpër kontrolle të sigurisë.

Biden do të miratojë masat përmes një urdhëri ekzekutiv, që do të thotë se ai nuk do të ketë nevojë për miratim nga Kongresi.

Masa vjen pas të shtënave masive gjatë muajit të kaluar, raporton BBC.

Një total prej 18 personash vdiqën në dy të shtëna masive, njëra në Boulder, Colorado dhe tjetra në Atlanta, Georgia.

Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve Reuters, se ky ishte vetëm hapi i parë në trajtimin e dhunës me armë dhe se Biden do të vazhdojë të avokojë për legjislacionin e armëve.

Masat e propozuara të Biden janë vlerësuar nga grupi i kontrollit të armëve Everytown.

Presidenti i grupit, John Feinblatt tha se vendimi i administratës së Biden për të trajtuar armët fantazmë do të shpëtojë jetë të panumërta./Indeksonline/