20:27 / E Martë, 30 Gusht 2022 / A. M.

Dhunimi i 11-vjeçarës në Prishtinë, protestohet edhe në Tiranë

Pas ngjarjes së rëndë e cila ka ndodhur në Prishtinë mbrëmjen e së shtunës ku dyshohet se u dhunua një 11 vjeçare nga pesë persona, disa aktivistë kanë thirrur një protestë për të kundërshtuar abuzimin e grave dhe fëmijëve.

Përvec protestës në Prishtinë, do të protestohet edhe në Tiranë, duke u solidarizuar me Prishtinën, transmeton IndeksOnline.

Protesta në Tiranë, do mbahet po ashtu nesër me fillim prej orës 18:30 në sheshin Nëna Terezë.

Protesta do të mbahet me moton: Solidaritet me Prishtinën, për mbrotjen e vajzave dhe grave nga dhuna patriarkale./IndeksOnline/