11:47 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dhunohet një femër e mitur në Pejë, të dyshuarit i konfiskohen edhe armë

Pas njoftimit të rastit të dhunimit nga viktima femër e moshës së mitur dhe pas një pune operative të zhvilluar nga policia, është arritur të arrestohet i dyshuari në fjalë në qytetin e Pejës.

Gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me shtatë fishekë kal.7.65 mm, me një karikator, si dhe një granatë dore model “P.B – 70”. Njësiti i PK-së për deminim, ka tërhequr nga vendi i ngjarjes pa asnjë problem granatën e dorës, transmeton Indeksonline.

I dyshuari pas është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/