08:39 / E Hënë, 27 Mars 2023 / L K

Dhunoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet gjakovari

Është arrestuar një person në Gjakovë mëngjesin e së dielës, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike në bashkëshorten e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka pranuar tretmanë mjekësor dhe e njëjta së bashku më fëmijët ka shkuar të prindërit e saj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta me tre fëmijë ka shkuar te prindërit e saj. Me vendim te prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton PK-ja, transmeton IndeksOnline.