14:16 / E Mërkurë, 02 Gusht 2023 / AR

Dhurata Dora, artistja që po e elektrizon skenën me performancat e saj

Ky vit padyshim që do jetë i këngëtares së famshme, Dhurata Dora.

Ajo është kujdesur që të sjellë shumë hite, me anë të të cilave po kërkohet jashtzakonisht nga publiku shqiptar për mbrëmje muzikore.

Gjatë këtij sezoni veror me publikimet në rrjetet sociale shohim që artistja në çdo vend ku po merr pjesë salla po mbushet ‘full’ me pjesëmarres ndërsa atmosfera po ‘shpërthen’ nga performanca e saj.

Edhe pse tejet e angazhuar, diva e muzikës po kujdeset që të lansoj edhe projekte të reja me të cilat po e ‘godet’ tregun muzikor.

Kujtojmë që Dhurata është ndër të vetmet artiste që ka sjellë duete të shumta me artistë me famë botërore, si hiti me Soolking ‘Zemer’ e cila është një super-hit.

Gjithashtu ka lansuar projekte edhe me të famshmit si INNA, Luciano, JAY1, Stteflon Don, Bausa dhe së fundmi projektin me RAF Camora të titulluar ‘Palma’ e cila po pëlqehet jashtzakonisht nga fansat e dyshes./Indeksonline/