17:34 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dhurata Dora dhe Azet, mbi 1 milion klikime në Youtube pa u bërë 24 orë!

Mbrëmë në mesnatë, Dhurata Dora dhe Azet kanë lansuar këngën e re “Fajet” që është bashkëpunimi i tyre i dytë me radhë.

Kënga erdhi e realizuar edhe me videoklip i cili u xhirua në Marbella të Spanjës, një klip veror dhe këngë ritmike padyshim që do të pritej mirë nga publiku.

Projekti me tu lansuar në kanali Youtube u pëlqye duke u kthyer në hit brenda pak orësh.

Kjo dëshmohet edhe me numrin e madh të klikimeve që dyshja kanë arritur me projektin e ri, në mbi 1 milion klikime në Youtube pa u bërë ende 24 orë nga lansimi.

Ndërkohë, kujtojmë që Dhurata pak javë më parë publikoj këngën solo “Ferrari” e cila po ashtu rezultojë mjaft e suksesshme./Indeksonline/