17:22 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / indeksADMonline

Dhurata Dora mahnitëse, vjen atraktive dhe me shumë stil

Së fundi është bërë imazh i dy markave të njohura botërore “Puma” dhe “Zalando”, dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora po vazhdon të sjell imazhe të reja nga kampanja e realizuar.

Artistja e suksesshme kosovare solli në llogarinë  e saj të Instagramit ku ndiqet nga mbi 2 milionë ndjekës disa fotografi në të cilat dukej atraktive, e bukur dhe me shumë stil.

Në një fustan të zi të kombinuar me atlete të bardha dhe aksesor, Dhurata dukej në top formë.

Ndërkohë, rikujtojmë që Dhurata edhe këtë verë ka qenë prezente me projekte muzikore të cilat u pëlqyen dhe u pritën mirë nga publiku.

Fillimisht Dhurata lansoj këngën solo “Ferrari”, më pas solli bashkëpunimin me reperin Azet “Fajet”./Indeksonline/