10:35 / E Mërkurë, 22 Janar 2020

Dhuratë për ditëlindje, KF Dukagjini e transferon kampionin e Kosovës, nga Ferronikeli

Lulzim Doshlaku është bërë me skuadër të re. Ish-kampioni i Kosovës me Ferronikelin është transferuar te Dukagjini i Klinës.

Ky transfer ka ndodhur në ditën kur ai po feston ditëlindjen e tij.

“Pikërisht sot ne ditëlindjen e tij Luli, kampion i Kosovës me Feronikelin i bashkohet klubit tonë. Mbrojtësi krahut Lulzim Doshlaku me një përvojë të madhë ne futbollin e Kosovës vjen nga klubi Feronikelit pjesë e të cilit ishte disa vjet.

Ne i urojmë mirëseardhje ne klubin tonë. Gjithashtu i urojmë shendet e shumë suksese gjatë kohës sa është pjesëe jona”, thuhet në njoftimin e KF Dukagjini./Indeksonline/