75 Mall Live Search
19:05 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / H F

Dhurim domethënës për personat me aftësi të kufizuara: Dy karrige elektrike të avancuara nga KosovaMed në bashkëpunim me Fondacionin “Heroina e Mirësisë”


Në një akt të vlerësuar të solidaritetit dhe përkushtimit ndaj komunitetit, KosovaMed Healthcare ka dhuruar dy karrige elektrike të avancuara për personat me aftësi të kufizuara, të cilat do të shpërndahen me kujdes nga Fondacioni “Heroina e Mirësisë”, i përfaqësuar nga znj. Shkurta Haxhiu.

Ky donacion përfaqëson më shumë se thjesht pajisje ndihmëse – ai simbolizon një hap konkret drejt përfshirjes sociale, lëvizjes së lirë dhe jetës më të pavarur për individët që përballen çdo ditë me sfida të shumta.

“Kush jep me zemër, mbjell shpresë dhe ndryshon jetë.”

Ky mesazh ishte i pranishëm edhe në pllakën e falënderimit që iu dorëzua z. Kastriot Asllani përfaqësuesit të KosovaMed nga Fondacioni si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e dhënë.

Përfaqësues të KosovaMed shprehën kënaqësinë për mundësinë që të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së njerëzve në nevojë, duke theksuar se bujaria dhe solidariteti janë vlera që duhet të na udhëheqin si shoqëri. Shoqërisë sonë i nevojiten më shumë iniciativa të tilla – që nuk ofrojnë vetëm ndihmë teknike, por mbi të gjitha, mbjellin shpresë, dinjitet dhe ndjeshmëri ndaj çdo individi.

👉 Që nga pandemia e vitit 2020, KosovaMed ka qenë çdoherë në krah të fondacioneve, organizatave dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, duke ofruar mbështetje të sinqertë dhe të pandërprerë. Kjo ndihmë vazhdon edhe sot – me përkushtim, ndershmëri dhe humanizëm jo vetëm përmes shërbimeve shëndetësore profesionale, por edhe përmes iniciativave të vazhdueshme humanitare dhe sociale për qytetarët e Republikës së Kosovës.